Alvaro Morata ka insistuar se ai nuk është duke u përqendruar në formën e tij individuale, pas Atletico Madridi u ndal me barazim me rezultat 1:1 nga Deportivo Alavesi, duke thënë se ai do të luante tenis nëse arritjet individuale do të ishin të rëndësishme për të. Atletico Madridi e pati një tjetër paraqitje jombresëlënëse në Mendizorroza të martën në mbrëmje, mirëpo ata u duken se do t’i marrin në shtëpi tri pikët e kësaj ndeshjeje, kur Alvaro Morata shënoi pas 20 minutave lojë, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Lucas Perez pastaj e shënoi golin e barazimit në mënyrë të jashtëzakonshme, duke ia mohuar Atletico Madridit mundësinë për ta kryesuar tabelën e La Ligës të paktën për disa orë. Goli i kësaj ndeshjeje ishte i tretë për Moratan në po aq ndeshje të zhvilluara, mirëpo sulmuesi spanjoll ka insistuar se forma e tij personale nuk është prioritet për të.
“Nëse unë do të shqetësohesha për vete, do të luaja tenis. Unë jam po aq i zhgënjyer sa kushdo tjetër në zhveshtoren e Atletico Madridit, ka thënë spanjolli në një intervistë të dhënë pas ndeshjes. “Ne patëm mundësi dhe nuk i shfrytëzuam ato. Për ne, këto janë dy pikë të humbura, por ne duhet ta shohim edhe pjesën tjetër të skuadrës dhe ta shohim se çfarë mund të bëjnë ata në udhëtimet e vështira si kjo”.
Për shkak se Barcelona siguroi fitore 5:1 kundër Real Valladolidit, Atletico Madridi tani radhitet në pozitën e tretë në tabelën e La Ligës. Real Sociedadi, Real Madridi, Sevilla dhe Villarreali mund t’i kalojnë madrilenët me ndeshjet e tyre që i luajnë të mërkurën dhe të enjten.