Pas zhgënjimit që përjetoi te Chelsea, duket se Alvaro Morata po rigjen formën e tij te skuadra e Atletico Madrid. 26-vjeçari i cili u transferua te ekipi i drejtuar nga Diego Simeone në merkaton e Janarit, është aktivizuar 15 herë dhe ka shënuar 6 gola me fanellën e Los Colchoneros.
I pyetur për të ardhmen e tij, futbollisti përgënjeshtroi largimin nga Spanja duke theksuar se nuk e mendon një gjë të tillë. Ai deklaroi se te Atletico ndihet shumë mirë dhe se nuk e çon ndër mend kalimin te ndonjë skuadër tjetër.