Alvaro Morata është gjithmonë e më larg Milanit dhe më afër Chelseat. Sipas Sky Sport, klubi italian nuk ka arritur ta bind Real Madridin dhe lojtarin spanjoll. Por, është Chelsea ajo që ka plotësuar gjithë kushtet e Los Blancos dhe ish-sulmuesit të Juventusit. Stamford Bridge sipas eksperteve të tregut të transferimeve është destinacioni më real për Moratan. Çmimi i lojtarit është rreth 60 milionë euro.