“Dikur kam marrë një drogë DMT. Ishim disa miq së bashku. Mbetëm të gozhduar në divan dhe unë pashë Zotin. Ajo gjëja e pabesueshme dhe e mahnitshme që mu shfaq më preku pa masë. Ishte shumë e madhe, një mur shumë i madh dhe unë nuk arrija dot të shihja majën, isha në fund”, ka treguar këngëtari i njohur Paul McCartney, duke u shprehur se ky moment ka qenë një dramë e vërtetë në jetën e tij. Gjatë intervistës aktori është shprehur gjithashtu se lloji i drogës që përdornin ishte shumë e rëndë. “Ilaçi që ne morën është një produkt natyral që prodhohet në mënyrë natyrale tek bimët, kafshët dhe tek trupi i njeriut, por nëse tymoset ose injektohet kjo drogë shkakton ‘udhëtime haluçinante’ pothuajse ekstratrupore”, është shprehur McCartney. “Shfaqja e Zotit ishte ‘një sinjal’”, ka përfunduar ish-pjesëtari i Beatles.