Ka një “o” më shumë në emër, dhe është një Moona Lisa që nuk ka shikimin misterioz, por që shpërfill botën duke ju treguar te pasmet. Në Muzeun Bristol është shfaqur një statujë e Mona Lizës ndryshe nga ajo ç’ka Leonardo Da Vinçi ka portretizuar në veprën e tij. Mona Liza e re paraqitet provokuese duke ekspozuar të pasmet. Skulptura prej bronzi 3D prej 260 kg është krijuar nga artisti Nick Walker, do të shfaqet në M Shed dhe quhet ‘Moona Lisa’.
Walker krijoi skulpturën në përgjigje të një sfide nga artisti tjetër Banksy, i cili tha se asgjë nuk mund të bëhet më me Mona Lisën. Rivali i Banksy-t ndërton Moona Lisën që tregon të pasmet!
Për të krijuar pjesën 3D, u ndërtua një platformë e përbërë nga 160 kamera DSLR e cila kapi një imazh 360 të një modeli të drejtpërdrejtë të veshur si Moona Lisa. Nga ky imazh u krijua një model digjital, i cili më pas u përdor si kallëp për skulpturën e fundit prej bronzi. Duke dalë nga skena famëkeqe e fillimit të viteve 1980 në Bristol, Walker është bërë një nga emrat më të mëdhenj në artin e rrugës. Moona Lisa do të jetë në shfaqje për gjashtë javë deri më 31 tetor.