Monza e Berlsuconit transferon Kevin-Prince Boateng

21

Monza bën një goditje të madhe në merkato. Skuadra që është në pronësi të Silvio Berlusconit së fundmi ka transferuar Kevin-Prince Boateng.  Mesfushori do të luajë në Seria B gjatë këtij sezoni, me objektivin për ta ngjitur ekipin që menaxhohet nga Galliani n ë elitën e futbollit italian.

33-vjeçari në sezonin e fundit luajti fillimisht te Fiorentina, më pas kaloi te Besiktas në Turqi. Ai ka firmosur për 1 sezon, me opsionin për ta rinovuar nëse gjërat do të shkojnë mirë. Kujtojmë që Boateng ishte pjesë e Milanit në vitin 2010, kur në pankinë ishte Massimiliano Allegri.

Comments are closed.