Një Vinçenzo Montella i zhgënjyer, por edhe pak i zemëruar me gjyqtarët. Ai del përballë mikrofonave pas derbit të humbur “in extremis”, pas një penalltie të akorduar për mbajtjen e D’Ambrosio nga Rikardo Rodriguez. “Është treguar shumë i aftë D’Ambrosio, por unë kurrë nuk flas për gjyqtarët. Ai u tregua i zgjuar, u rrëzua para se e prekën. Humbja, që erdhi në minutën e 90-të, më shqetësoi mua, por nuk mund të thuhet se ishte një penallti rigoroze. Unë e pranoj gabimin e gjyqtarit, nëse ka pasur. Për mua kjo mund të jetë kështu, për VAR dhe Bakoe ndoshta jo. Taliavento bëri një gabim shumë më serioz në Firence dhe e falëm atë, ai është pak i pafat me mua. Duhet të më paguajë një darkë. Kam parë një reagim të shkëlqyer në pjesën e dytë, krijuam 7 apo 8 raste për gol. Kemi luajtur me shpirt dhe duhet të shohim anët pozitive të kësaj disfate në derbi. Sigurisht që kemi mundësi për t’u renditur të 4-t, për momentin ky objektiv ngjason me diçka të pamundur, por kampionati është ende shumë i gjatë”, deklaroi Montella.