Vincenzo Montella mesa duket nuk do të qëndrojë shumë kohë pa punë. Ish trajneri i Milanit i cili u shkarkua nga stoli i kuqezinjëve rreth një muaj më parë pëlqehet shumë nga drejtuesit e Sevillas të cilët kanë nisur kontaktet me italianin në mënyrë që ky i fundit të marrë drejtimin e klubit andaluzian.Te Sevilla Montella pritet të pasojë në detyrë të shkarkuarin, argjentinasin Eduardo Berrizo.