Vinçenzo Montela po kalon moment të vështirë te Fiorentina. Trajneri i skuadrës “violë” po sheh ekipin e tij, të bëjë shumë keq dhe durimi i tifozëve duket se ka humbur. Humbja e djeshme në shtëpi nga Leçe, me rezultatin 0-1, ka lënë shije shumë të hidhur dhe mediat italiane bëjnë me dije se Montela mund të shkarkohet.
Zëvendësuesi i tij mund të jetë me shumë mundësi, Xhenaro Gatuzo, që është pa i papunë pas largimit nga Milani.Trajneri është emri i më i dëgjuar në kampin violë dhe me shumë mundësi do të marrë drejtimin e Fiores në rast të një humbje tjetër, siç raporton “Sport Mediaset”.