“Monstrat e borës”, fluks turistësh për të takuar “fantazmat” (FOTO)

Në Japoninë qendrore, erërat e ftohta dhe të lagështa nga Siberia përplasen për të krijuar një mrekulli natyrore në malin Zao.

Mijëra turistë çdo dimër nga e gjithë Japonia, shkojnë në këtë zonë, që duket sikur takon fantazmat.

Pikat e vogla të ujit që era e fortë sjell, ngrijën tek pishat e malit Zao dhe degët e tyre krijojnë  të bardha të mrekullueshme, groteske që japonezët i quajnë “monstra dëbore” ose juhyo.