Gjyqi për rastin “Monstra” do të vazhdojë më 31 gusht, me dëgjimin e dëshmitarit të mbrojtur të koduar me inicialin E1 nga Gjykata.
Gjatë dëshmisë së sotme dëshmitar E1 tha se mbrëmjen e 12 prillit 2012, në liqen Smilkovës ka parë katër trupa të pajetë, por nuk mbante mend nëse ka pasur ndonjë trup tjetër. Ai në dëshmim e tij para trupit gjykues tha se në vendin e ngjarjes ka ai parë një veturë “golf” dhe dy makina të tjera të cilit nuk i mbante mend çfarë tipi ishin. Dëshmitari i mbrojtur u paraqit në sallën e gjyqit me fytyrë të mbuluar dhe zë të deformuar për të mbajtur të fshehtë identitetin e plotë të tij.