Shkup, 3 tetor – Ushtruesja e detyrës kryeprokurore e shtetit, Liljana Spasovska, të martën ka kërkuar që rastin “Monstra”, të kthehet për rigjykim. Ajo këtë propozim e ka dhënë para Gjykatës Supreme, ku të martën u zhvilluar seanca publike lidhur me ankimimin e vendimeve nga pala mbrojtës e shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm. Gjashtë shqiptarët e dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, i cili lidhet me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smilkovës, në prill të vitit 2012, janë të pafajshëm dhe nuk kanë asnjëfarë lidhje me këtë vepër penale. Këtë qëndrim, së fundmi në seancën publike të Gjykatës Supreme, e kanë përsëritur pala mbrojtëse e të dënuarve për rastin “Monstra”, sipas të cilëve, Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e shkallës së dytë aktgjykimin e kanë miratuar në bazë të paragjykimeve dhe jo në kuadër të dëshmive dhe provave relevante. Gjatë elaborimit të ankimimit të aktgjykimeve të Gjykatës Penale të Shkupit dhe asaj të Apelit, avokati Naser Raufi, para Këshillit penal në Gjykatën Supreme, tha se deklaratat e dhëna nga dëshmitari i mbrojtur “E1”, brenda gjithë procesit gjyqësor, kanë qenë kontradiktore dhe nuk… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)