Shkup, 26 tetor – Ekspertiza e veturës “Opel Omega”, njëra prej dëshmive kyçe kundër të akuzuarve, është realizuar nga persona ekspertë pa licencë. Të punësuarit e MPB-së, respektivisht pjesëtarët e laboratorit për krim-teknikë në kuadër të kësaj ministrie, të premten përsëri dëshmuan për mënyrën se si janë mbledhur gjurmët nga vetura, me të cilën supozohej se janë larguar vrasësit e pesëfishtë. Personi ekspert, Pavlina Daneva Stefanovska, në përgjigjen e dhënë avokatit Naser Raufi, tha se me licencë është pajisur në vitin 2015. Kësisoj, ajo e pranoi se më 13 prill të vitit 2012, kur është kryer kontrolli i veturës “Opel Omega”, ajo dhe kolegët e saj nuk kanë pasur licenca. Megjithatë, pala mbrojtëse në seancë nuk e kontestoi këtë ekspertizë biologjike të Stefanovskës, por kërkoi sqarime për faktin se kush i ka… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)