Paris, 21 nëntor – Sekretarja shtetërore për çështje evropiane e Francës, Ameli de Monshalan e shfrytëzoi mundësinë para Kuvendit nacional, ku u debatua për Propozim-ligjin për ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, edhe njëherë t’i sqarojë pozitat franceze për zgjerimin e BE-së, lajmëron korrespondenti i MIA-s.
Sipas Monshalan, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, si edhe e të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor, ishte njohur në samitin në Zagreb dhe në Selanik dhe vendi ishte njohur si kandidate në vitin 2005.
“Dëshiroj të them se perspektiva evropiane, ai marsh drejt anëtarësimit nuk është sjellë në pikëpyetje, por përkundrazi”, tha ajo para Kuvendit nacional.
Ligji i Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme për ratifikim të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO sot në mëngjes ishte pika e parë e rendit të ditës në Kuvendin nacional francez, i cili pas debatit në të cilin morën pjesë përfaqësues të të gjitha grupeve politike dha dritë të gjelbër për ratifikimin.
Me numër të madh të votave, përveç atyre të komunistëve dhe Francës së pathyeshme, më së shumti për shkaqe ideologjike. Kuvendi nacional francez e miratoi ligjin për ratifikim të Protokollit.
Në fjalën hyrëse, sekretarja shtetërore franceze për punë evropiane, Ameli de Monshalan theksoi se “Shkupi çdoherë ka vërtetuar qëndrueshmëri në politikën e vet të jashtme, orientuar drejt Evropës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
Në debat, i cili zgjati mbi një orë, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit e cekën pozitën gjeostrategjike dhe rëndësinë e Maqedonisë së Veriut për Ballkanin dhe Evropën dhe përcaktimin e saj për integrimet euroatlantike, për çka janë bërë shumë sakrifica, si ndryshimi i emrit të vendit.
Debatin dhe votimin në Kuvendin nacional francez nga galeria e Kuvendit e ndoqi edhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Paris, Jadranka Çaushevska-Dimov.
Inkaudrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, sipas sqarimit të dhënë në ligjin nga minsitria franceze për Evropë dhe Punë të Jashtme, do ta përforcojë sigurinë e rajonit dhe të Aleancës në tërësi.
Franca, qëndron në ligjin e miratuar, do të mbetet posaçërisht vigjilente ndaj parimeve kyçe të procesit të zgjerimit të NATO-s, ndërsa ky është vlerësim i vlerave individuale të vendeve kandidate dhe kontributin e tyre për sigurinë e rajonit euroatlantik.