Shup, 6 tetor – Sonte në ora 19:30 në Teatrin shqiptar do të mbahet monodrama “Malkony” si rekuiem për të gjitha ato gra dhe vajza që kanë humbur betejën me kancerin e gjirit, në mbështetje të secilës prej tyre që përballet me këtë sëmundje dhe për të ndërgjegjësuar çdo vajzë dhe grua të kujdeset për jetën e saj.
Gjatë kësaj mbrëmje do të lexohet monodrama “MALKONY”, shkruar nga Prof. Asc. Taulanda Jupi nga Universiteti i Arteve Tiranë dhe monologu për kancerin e gjirit nga shfaqja “Gratë” me regji të Qëndrim Rianit. E gjithë kjo ka për qëllim të bëjë bashkë gratë shqiptare në rajonin e Ballkanit, në tre vente të zhvilluara në Shkup, Tiranë dhe Gjakovë.
Mbrëmja në Shkup do të zhvillohet në prezencën dhe kontributin e vyer të Taulanda Jupi, pedagoge, Adelina Marku, diplomate dhe opinioniste, Teuta Ajdini, aktore dhe Vala Adili, psikologe.