Shkup, 15 tetor – Korrupsioni si temë është e pranishme në media, por njoftimet për këtë fenomen më shumë janë të lidhura me transmetim të thjeshtë për ngjarjet aktuale. Dominon ton dhe lajme neutrale të cilat bazohen në një apo dy burime. Mbulohen ngjarje aktuale të lidhura me korrupsionin, më pak i kushtohet vëmendje ngjarjeve të kaluara, korrupsioni nuk ndiqet thellësisht dhe në vazhdimësi.
Këto janë konkluzionet nga monitorimi i raportimit mediatik për korrupsionin në Maqedoni, të zbatuar në periudhën kohore nga 13 prilli e deri në 13 korrik të vitit 2018 në suaza të projektit “Së bashku për luftë kundër korrupsionit”, i cili u prezantua sot. Janë analizuar 406 kronika kushtuar korrupsionit të emetuara në pesë televizione kombëtare TVM1, TVM2 Sitel, Telma dhe Alsat. Marija Dimitrovska nga DESO, organizatë, e cila e zbaton monitorimin , duke i prezantuar rezultatet theksoi se janë parë dallime midis mediave në mënyrën në të cilën raportojnë për korrupsion.
Më pak kronika për korrupsion, me më pak kohëzgjatje dhe burime më pak të shfrytëzuara ka TVM1, ndërsa pasa saj është TVM2. Telma dhe Alsat, theksoi Dimitrovska, janë ndarë si media, të cilat kanë pasur numër më të madh të kronikave të emetuara për korrupsion. Në vendin e parë është televizioni Telma, në të cilin përbëjnë një të tretën e të gjitha kronikave të emetuara, që janë analizuar, me kohëzgjatje më të madhe apo pjesa më e madhe e tyre kanë qenë lajme kryesore dhe janë bazuar në tre apo më shumë burime.
Lidhur me zhanrin, dominon kategoria lajm, që, siç tha ajo orienton në konkluzionin se në njoftimin për korrupsion investohen resurse minimale. Mbulohen kryesisht ngjarje aktuale, por jo edhe ngjarje të kaluara, ndërsa, siç tha Dimitrovska, kjo është me rëndësi sepse korrupsioni “duhet të ndiqet në vazhdimësi, jo vetëm në identifikimin e tij, por mediat vazhdimisht ta ndjekin rrjedhën e procedurave, si dhe përfundimin, nëse ka përfundim.
Ajo shtoi se është vërejtur edhe përqindje e vogël e kronikave, të cilat përshijnë deklarata apo komente të organizatave civile. Gjatë monitorimit është biseduar me 15 gazetarë dhe redaktorë nga media të ndryshme. Aleksandar Bozhinovski nga SKUP Maqedoni, i cili është menaxher i projektit “Së bashku në luftë kundër korrupsionit”, theksoi se projekti financiarisht mbështetet nga Delegacioni i BE-së në Shkup.
Është përpiluar edhe fjalor i shprehjeve juridike për gazetarët investigues, i cili, siç theksoi gazetari Bardhyl Zaimi, i cili është edhe autori i tij, do t’u ndihmojë gazetarëve të cilët e investigojnë korrupsionin t’i kuptojnë termet juridike, të cilat shpesh janë të komplikuara dhe të pakuptueshme. Në suaza të projektit, ndërsa përmes punës së Institutit për të Drejtat e Njeriut do të ndiqet puna e avokaturës së shtetit. Mirosllav Draganov nga Instituti tha se fokusi do të jetë në atë sa obdusmanët shtetërorë janë të angazhuar dhe sa është kapaciteti i tyre profesional.