Paris, 31 dhjetor – Gazeta franceze “Mond” kërkoi falje publikisht për shkak të ballinës së saj më të re me fotografinë për të cilën shumë persona vlerësuan se e krahason presidentin e Francës Emanuel Makron me liderin nacist Adolf Hitler.
Nga “Mond” porositën se nuk kishin për qëllim të bëjnë një paralele të tillë.
Në fotografinë kontroverse është shfaqur shkronjë e madhe “M” dhe kolazh i fotografive të Makronit dhe protestuesve në jelekët e verdhë në Fushat të Eliseut.
Disa lexues vlerësuan se fotografia përkujton në kolazhin në të cilin gjendet Hitleri dhe njerëz të cilët e përshëndesin. Autor i këtij kolazhi është Linkoln Egnju dhe për herë të parë është publikuar në korrik të vitit 2017.
Disa, Makronin nuk e krahasuan me Hitlerin, por me Karl Marksin, madje dhe me Leninin, transmeton “Telegrafi” londinez.