Ramon Rodriguez Verdeje, i njohur shkurt si Monchi është rikthyer si drejtor sportiv i Sevilla në Spanjë, menjëherë sapo zgjidhi kontratën e tij me Roma-n.
Ai qëndroi për dy vite në kryeqytetin italian, ku kreu mbi 50 operacione transferimesh, por rezultatet negative të këtij sezoni e detyruan të largohet nga skuadra italiane.
¡Bienvenido a casa, @leonsfdo! 😉
🦁 Toda la información sobre su regreso ➡️ https://t.co/OTEgBT9s05#vamosmiSevilla #WeareSevilla pic.twitter.com/kK0C2kus0E
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) March 17, 2019
Monchi ka firmosur kontratë 2-vjeçare me Sevilla-n dhe punën e nis nga 1 prilli. Për të është një rikthim në shtëpi, pasi aty ka luajtur si portier nga viti 1988-1999 dhe më pas u bë drejtor sportiv për 17 vite me radhë duke fituar 5 Europa League, 2 Copa del Rey, 1 Superkupë të Spanjës dhe një Superkupë të Europës.
E ardhmja e tij fillimisht u lidh ngushtë me Arsenal, aty ku flitej të zinte vendin e Gazidis, i cili u largua për te Milan, por në fund rruga e tij mori sërish kthesën për në Spanjë, te Sevilla.