Driz Mertens është përfolur shpesh në merkato si një largim i mundshëm nga Napoli. Sulmuesi në këtë sezon nuk ia ka dalë të ruaj ritmin e golave, ndërsa së fundmi i janë shtuar edhe problemet fizike.
Megjithatë, këto fakte nuk pengojnë Monakon që të bëjë një ofertë tunduese për belgun. Klubi nga Principata është e gatshme t’i ofrojë Mertens një kontratë dyvjeçare nga e cila mund të përfitojë pesë milionë euro në sezon, pa përfshirë edhe bonuset. Mertens është duke marrë kohën e duhur për ta menduar si ofertë.
Kontrata me klubin e Napolit përfundon në muajin qershor, ndaj futbollisti është i hapur ndaj opsioneve të reja, teksa në klub nuk e pengojnë duke qenë se presin të firmosin me Politanon nga Interi.