Daniel Sturridge është shumë afër që të bëhet me skuadër të re, pas largimit të Liverpoolit si lojtar i lirë. Sulmuesi anglez u largua në fund të sezonit të kaluar nga The Reds, derisa këta të fundit nuk ishin të interesuar që t’i vazhdonin kontratën. Por, lojtari 29-vjeçar është shumë afër të bëhet me klub të ri, gjersa sipas asaj që raportohet nga L’Equipe, Monaco i do shërbimet e tij.
Anglezi në sezonin e kaluar me Liverpoolin shënoi katër gola dhe bëri dy asistime në 818 minuta të zhvilluar.