Monaco ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Sevilles, Wissam Ben Yedder. 29-vjeçari ka pranuar të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare për gjigantin francez. Sevilla do të fitojë nga shitja e francezit 40 milionë euro, për të cilin ishte i interesuar edhe Manchester Unitedi. Ben Yedder shënoi 70 gola në 138 paraqitjet për Sevillen.