Pasi ka marrë Cesc Fabregas dhe mbrojtësin brazilian Naldo, Monaco vijon punën në merkato, për të afruar sa më shumë futbollistë me eksperiencë, që do të ndihmonin në nxjerrjen e skuadrës nga momenti i vështirë.
Trajneri i skuadrës, Thierry Henry i ka bërë ofertë së fundi edhe mbrojtësit francez Laurent Koscielny, për ta marrë në principatë, por ky i fundit duket se nuk është bindur plotësisht për të lënë Arsenalin.
Shkak për këtë është bërë kërkesa e trajnerit të londinezëve, Unay Emery, për të mbajtur francezin në skuadër, pasi beson shumë te eksperienca e tij dhe për të tepër, ka një emergjencë në repartin e mbrojtjes.
Gjithsesi, Monaco nuk dorëzohet dhe në ditët në vijim do të bëjë një tjetër tentativë për Koscielny, me shpresën se Arsenali mund të ketë afruar ndonjë tjetër mbrojtës tjetër dhe mund t’i hapë udhë transferimit.