Monaco ka vazhduar super performancat e këtij sezoni, duke mposhtur pa probleme Dortmundin në shtëpi me rezultat 3-1. Serinë e hapi Kylian Mbappe në minutën e tretë me asistim të Mendyt. Vazhdoi Falcao pas 17 minutash lojë me asistim të Lemarit. Ky ishte rezultati i pjesës së parë.
Një fije shpresë nxiti Marco Reus (48’), e cila u shua nga Germain për 3-1 në minutën e 81-të. Me rezultat të përgjithsëm 6-3 nga dy ndeshjet është Monaco që shijon gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë pas më shumë se një dekade prezence në këtë nivel të kësaj gare. Monaco me këtë arritje e konfirmon se suksesi i këtij sezoni nuk ishte i rastësishëm dhe është rezultat i një pune të mrekullueshme të bërë nga lojtarët e rinj dhe trajneri.