Shkup, 19 prill – Goran Mimorovski, zëdhënës i shtabit zgjedhor të kandidates për president Gordaba Siljanovska-Davkova, deklaroi se ndryshimi i numrit të vetëm amë të qytetarëve në aplikimin zgjedhor të LSDM-së me numra dhe shkronja tregon se janë të sakta indikacionet se kjo parti i ka mbledhur numrat amë të qytetarëve.
Momirovski për, siç thotë, afera “Syri i madh”, sot i ka informuar përfaqësuesit e misionit vëzhgues të OSBE-së.
“Kryeministri Zaev dje ka konfirmuar se ekziston aplikacion dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë vetëm për listën zgjedhore të cilën e kanë partitë politike, megjithatë ne deri më tani nuk kemi parë kontrolli nga ana e institucioneve kompetente çfarë saktë ka në serverin e LSDM-së, çfarë të dhëna janë ruajtur dhe pyetja kryesore është nëse në kopjen e listës zgjedhore që e ka Lidhja Socialdemokrate ndodhen edhe numrat amë të të gjithë votuesve të Maqedonisë”, tha Momirovski.
Saaroi se MPB-ja nuk ka bërë përpjekje asnjë herë pas indikacioneve të tyre që ta marrë serverin nga LSDM-ja që të kontrollojë se çfarë po ndodh dhe çfarë ka në të.