Manchester United është në probleme serioze këtë edicion, duke pasur parasysh edhe pozicionin që e ka në tabelë. ‘Djajtë e Kuq’ gjenden në vendin e gjashtë në Premier Ligë, duke lënë shumë për të dëshiruar këtë sezon. Ata u rikthyen te fitorja, duke e mposhtur Fulham me rezultatin 4 me 1 – fitorja më bindëse për United gjatë këtij sezoni.
Si zakonisht, pas ndeshjes trajneri jep konferencën për shtyp dhe kësaj rradhe Jose Mourinho na dhuroi një moment tejet interesant dhe qesharak. Me t’u futur në sallën e konferencës, trajneri portugez vërejti që nuk ka ujë mbi tavolinë dhe kështu iu drejtua stafit me fjalët: ”Pse nuk ka ujë, a jemi duke kursyer për janar?”, tha duke qeshur ai.
Looks like Manchester United are watching the pennies for the January window 😂💰🚰 pic.twitter.com/di3lUebBoO
— B/R Football (@brfootball) December 9, 2018