Ky është momenti kur një makinë merr përpara 4 automjete të tjera që ndodheshin të parkuara. Ky Peugeot i kuq u kap në kamera në momentin që përplasi automjetet e tjera duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, makina shihet teksa vjen me shpejtësi të madhe dhe fillimisht përplas një automjet gri, përpara se të rrotullohet 180 gradë për të përplasur edhe 3 automjete të tjera. Më pas, shoferin së bashku me pasagjerët dalin me qetësi nga makina dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Ngjarja në fjalë ndodhi në Cleethorpes, Lincolnshire të Britanisë.