Majlinda Kelmendi ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix në Tel Aviv. Ajo ka mposhtur në finale me Ippon, në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, izrealiten Gili Cohen.
Kjo është medalja e parë për vitin 2019 për xhudisten kosovare – kampione olimpike, pas një periudhe të gjatë, kohë në të cilën është përballur me një lëndim, transmeton Klan Kosova.
Ja momenti kur Majlinda Kelmendi fitoi në Izrael: