Ishte një mbrëmje e mbushur me emocione për Milanin. Pas një starti të keq, Kuqezinjtë kanë përmbysur gjithçka brenda nëntë minutave rezultatin kundër Olympiacosit në Europa League. Por, ndeshja kishte edhe momente gazmore, si video më poshtë. Teksa i gjithë ekipi po festonte golin, Calhanoglu afrohet drejt stolit për të pirë ujë, diçka që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të tij. Gattuso shkon te mesfushori turk dhe i thotë “sa je futur në lojë, pse vjen të pish ujë!” një gjest tipik i ish-mesfushorit të Milan.
https://twitter.com/twitter/statuses/1047931647193231365