Cristiano Ronaldo nuk ishte në formën e tij optimale ndaj Lyonit, dje në mbrëmje. Kjo erdhi dhe si rrjedhojë e lojës aspak të mirë që Juventusi bëri. Pak fantazi dhe shumë pak gjallëri bën që Ronaldo të ishte në hije. Drejt fundit të takimit nervat u shtuan për bardhezinjtë, teksa Ronaldo u rrëzua në zonë dhe kërkoi një penallti, por që arbitri nuk e akordoi.
Më pas në minutat shtesë, në fushën e lojës hyri dhe një tifoz që donte të takonte portugezin, i cili ka reaguar për ta larguar. Tifozi i është ulur në gjunjë yllit portugez, teksa është kapur nga siguria dhe është tërhequr jashtë fushës së gjelbër.
¡ESTABA ENOJADO!
Así reaccionó Cristiano Ronaldo cuando un aficionado se metió al campo en el partido vs Lyon. 😱
Fue al minuto 93' y la Juve estaba perdiendo en Francia. 👍
¿Qué opinan? pic.twitter.com/efc3JrMyAt
— Futbol Total (@MXFutbolTotal) February 26, 2020