Pas triumfit në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë – Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prixin e Turqisë, duke e mposhtur ne finale Otgontsetseg Galbadrakh. Xhudoja vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës. Në Grand Prixin e Turqisë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, garuesja e vetme që e përfaqësoi Kosovën në këtë turne, rrëmbeu të artën, duke e mundur në finale xhudisten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh, shkruan Gazeta Express, përcjell gazeta Koha. Distria triumfoi me Ippon në kategorinë 48 kg duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh.
Momenti kur Krasniqi e shpartallon kundërshtaren….