Një gjimnaste ka thyer të dyja këmbët pasi ra keq gjatë një ushtrimi të vështirë që po e realizonte gjatë një kompeticioni mes universiteteve në SHBA. Samantha Cerio pësoi incidentin e tmerrshëm pas një saltoje të dyfishtë të cilën nuk e përfundoi siç duhet. Përveç frakturës në të dyja këmbët, gjimnastja ka nxjerrë nga vendi edhe të dy gjunjët. Pasi u shtrua në spital, Samantha njoftoi në rrjetet sociale se karriera e saj si gjimnaste ka përfunduar.