Momenti i shumëpritur, si e festuan titullin lojtarët e Liverpool (VIDEO)

23

Liverpool u shpall kampion i Premier League pas plot 30 vitesh, pas fitores së Chelsea 2-1 përballë Manchester Cityt. Mbrëmë, festa e të kuqve ishte legjitime dhe pas shumë vitesh pritje, më në fund trofeu i Premier League, do të mbajë shiritat e kuq.

Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp, iu dha leje futbollistëve të tij të mblidhen së bashku për të ndjekur sfidën mes Chelsea dhe Manchester Cityt dhe në momentin që arbitri dha vërshëllimën finale, festa e yjeve të kuq ishte fantastike.

Shishe birre në dorë dhe me brohoritjen “Campeoness!” ishte festa e të kuqve, që nuk e fshehën për asnjë moment ekzaltimin e tyre. Një titull kampion më se i merituar dhe Jurgen Klopp, ka ndërtuar një makineri thuajse të pathyeshme!

Comments are closed.