Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Ukrainë duke shkaktuar panik të madh në zonë. Menjëherë pas shpërthimit forcat e sigurisë ukrainase kanë evakuuar nga zona 24 mijë banorë, ndërsa kryeministri i Ukrainës ka bërë të ditur se prapa këtij sulmi janë përgjegjës faktorë të jashtëm. Ende nuk dihet nëse ka viktima por nga fotografia e parë e publikuar në media duket se ka qenë një shpërthim tejet i madh. Bëhet e ditur se shpërthimi ka ndodhur në një depo me municione. Është publikuar edhe një video nga momenti i shpërthimit.