Derbi i Londrës mes Arsenal dhe Tottenham është nxehur gjatë pjesës së parë teksa lojtarët e të dy ekipeve janë përfshirë në një sherr masiv.
Përveç lojtarëve në fushë, janë përfshirë edhe rezervat e stolit. Gjithçka nisi nga festimi i golit të Eric Dier. Mesfushori anglez ka provokuar tifozët e Arsenal, diçka që nuk u ka pëlqyer Topçinjve që kanë reaguar.
Ishte Stephan Lichtsteiner ai që nisi gjithçka, i cili teksa po nxehej në anësore të fushës ra pre e provokimeve të Dier. Pas tyre, rreth 20 lojtarë shkaktuan rrëmujë të madhe përpara se të qetësoheshin nga trajnerët dhe arbitrat.
https://www.youtube.com/watch?v=YZJSvBE7WP8