Që nga 1 korriku, çmimi i Antoine Griezmann është 120 milionë euro, pasi që klauzola e lirimit të tij reduktohet, duke ‘lënë topin’ tashmë në anën e Barcelonës. Pavarësisht refuzimit të tij publik që i bëri klubit katalanas verën e kaluar, Barcelona duket se ka gëlltitur krenarinë e tyre në muajt e fundit, duke rigjykuar një transferim për sulmuesin e Atletico Madridit për shkak të aftësisë së tij para golave.
Barcelona këmbëngul se nuk ka marrëveshje me lojtarin, edhe pse është raportuar nga burime të tjera se një marrëveshje mes Griezmann dhe klubit është arritur, përcjell lajmi.net.
Ajo që mbetet për ‘Blaugranët’ tani, me klauzolën e lirimit të Griezmann, duke rënë në 120 milionë euro më 1 korrik, është që të paguajë atë në mënyrë që ta finalizojë transferimin e shumëpërfolur.
Megjithatë, vonesat po ndodhin për shkak të disa drejtuesve të Barçës që janë në dyshim për transferimin e francezit pasi mund ta prish harmoninë e skuadrës.
Griezmann njoftoi largimin nga Atletico muajin e kaluar.