Gardiani i përfaqësueses së Kosovës sonte e zhvillon ndeshjen e karrierës. Arijanet Muric, i cili ka marrë besimin e Guardiolas si numri një i portës së “qytetarëve” për finalen e sotme në “EFL Cup” ndaj Chelseat, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA
Javë më parë, City mposhti londinezët me rezultat bindës 6-0 në kuadër të Premier Ligës, por sot gjërat mund të ndryshojnë.
Gjithsesi, vëmendja jonë do të jetë te Arijanet Muric, i cili me ndonjë paraqitje të mirë do të zinte vend gjithmonë në formacionin bazë.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në takimin që fillon prej orës 17:30, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.
Kujtojmë se në kompeticionet e Kupës ku portier ka qenë Muric, Manchester City ka shënuar fitore, madje ylli kosovar ishte shpallur si njëri prej më meritorëve që “citizens” kaluan në gjysmëfinale, ku paraprakisht në çerekfinale kishte pritur dy penallti ndaj Leicester Cityt.