Momenti i Leaos, veç futbollit kërkon të shkëlqejë dhe në muzikë (VIDEO)

17

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, po kalon një periudhë shumë të mirë kohët e fundit. Portugezi e zëvendësoi më së miri Zlata Ibrahimovicin ndeshjet e fundit dhe falë tij kuqezinjtë vazhdojnë të jenë në vendin e parë.

Përveç futbollit, 21-vjeçari kërkon sukses dhe në një tjetër fushë. Bëhet fjalë për muzikë, ku Leao ka vendosur të publikojë albumin e tij të parë në 29 janar. Albumi do të titullohet “Fillimi” dhe më së shumti do të jenë këngë të rrymës rrep.

Talenti i Milanit nuk është lojtari i parë në Serie A që po përpiqet të futet në botën e muzikës. Kujtojmë që edhe portieri i Atalantës, Pierlugi Gollini, bëri të njëjtën gjë në vitin 2018, kur publikojë albumin me titullin “Rapper me doreza”.