Momente tmerri kanë përjetuar futbollistët dhe stafi i klubit të Palmeriasit, teksa ishin duke udhëtuar drejt Argjentinës, për të zhvilluar sfidën ndaj Godoi Kruzit, e vlefshme për Kupën Libertadores.
Avioni me të cilin po udhëtonin kampionët e Brazilit, ka hasur probleme, duke sjellë në kujtesë tragjedinë e ndodhur në vititn 2016-të me klubin e Çapokoenses.
Avioni në të cilin gjendeshe skuadra e Palmeriasit, nuk ka mundur të ulet në pistën e Mendozës. Dy herë ka provuar piloti, por pa sukses. I detyruar është ngritur përsëri në qiell për t’u ulur në pistën e Rosarios, duke shmangur tragjedinë pasi mund të përplaseshin në momentin e uljes në Mendoza.
Sakaq, paniku në avion ka bërë që disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit, të sëmuren dhe të kenë të vjella e marrje mendësh. Ata kanë marrë mjekimet e nevojshme, pas këtij shoku me të vërtet të rëndë.
Për sa i përket ndeshjes, nuk dihet ende se ku do të luhet, teksa nuk përjashtohet mundësi për shtyrjen e saj.