Futboll pa tifozë nuk ka, por këta shpesh harrojnë se e kanë vendin në stolat e stadiumit. “Telesport” ju servir një video me disa raste interesante, kur “çmenduria” e tifozëve për të zbritur në fushë dhe për të prekur lojtarin e tyre të preferuar është si një mbyllje e bukur filmi, krejtësisht e papritur, emocionuese, për të qeshur dhe, pse jo, me një mesazh të fshehtë. Nëse ju kujtohet diçka tjetër e ngjashme me to, mirëpresim një video tjetër apo foto.