Një pijanec është therur në një nga rrugët më të populluara në Manchester, mëngjesin e së dielës. Shumë të rinj kanë parë momentin e tmerrshëm, kur një person ka sulmuar disa herë më një shishe birre të thyer një pijanec. Viktima është qëlluar nga një person i veshur me të zeza, i cili nuk dinte të ndalej, por vetëm qëllonte me shishen e thyer. Në video dëgjohen britmat e njerëzve që ishin nëpër rrugë, por edhe përpjekjet e personit që po sulmohet për t’iu shmangur goditjeve. Pamjet janë filmuar nga kamerat e rrugës. Sipas mediave britanike janë arrestuar disa persona, pasi janë përgjegjës për këtë ngjarje.
https://www.youtube.com/watch?v=8tE6Tdw1RMk