Tifozët e Liverpoolit janë ngritur në këmbë për Xherdan Shaqirin. Me dy golat fantastik që i shënoi sot, Shaqiri i dhuroi tri pikë të mëdha Liverpoolit ndaj Manchester Unitedit në ‘Anfield’. Si heroi i ndeshjes, Shaqiri ka marrë ovacione të shumta nga të pranishmit në Anfield, si dhe përqafime nga trajneri Jurgen Klopp. Më poshtë keni momentin kur tifozët e Liverpoolit përshëndetin Shaqirin.
#AllezAllezAllez pic.twitter.com/Yiuws2kT3m
— Liverpool FC (@LFC) December 16, 2018