Molotov ndaj Kryeministrisë në Tiranë

Protestuesit kanë hedhur bomba molotov ndaj Kryeministrisë.

Menjëherë pasi u grumbulluan përpara godinës, ata nisën ta godisnin me bojë e shashka dhe pasi hoqën gardhin rrethues, protestuesit nisën sulmin me bomba molotov.

Nga flakët është përfshirë edhe hyrja e Kryesisë së Kuvendit.