Ish-Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj është zgjedhor sot Sekretar i Përgjitshëm i Partisë Social Demokrate
Molliqaj është zgjedhur pas votimit nga Këshilli Drejtues i PSD-së, duke e zëvendësuar kështu Naim Jakajn, i cili ishte në këtë pozicion nga viti i kaluar kur zgjodhën për herë të parë drejtuesit e partisë.
Gjatë kësaj mbledhje të Këshillit Drejtues të PSD-së u votuan edhe katër anëtarë të rinj të Kryesisë.
Adea Batusha, Aida Rushiti, Ardian Olluri dhe Natyra Kuçi janë katër anëtarët e rinj të Kryesisë.