Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, në emisionin Zona Zgjedhore në Klan Kosova ka thënë se Kosova me asnjë çmim nuk duhet t’i prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
“Kosova me asnjë çmim nuk duhet t’i prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Koalicioni AAK-PSD i prirë nga Ramush Haradinaj i ka ofruar siguri skenës politike.
Ne synojmë ta mbajmë partneritetin me ndërkombëtarët pa thënë po për gjithçka që vjen nga ndërkombëtarët dhe jo gjithçka që vjen nga ndërkombëtarët.”
Molliqaj theksoi se në vendin tonë janë krijuar dy mendësi politike duke krijuar komoditet politik nga dy krahe politike.
PDK thotë po për gjithçka që vjen nga ndërkombëtarët, ndërkaq VV thotë jo për gjithçka që vjen nga ndërkombëtarët.
“Këtu kanë filluar të krijohen komoditete politike.Njëra anë PDK e cila i thotë po secilës gjë që vjen nga ndërkombëtarët, dhe nga ana tjetër VV e cila refuzon dhe i thotë jo secilës gjë që vjen nga ndërkombëtarët.”
“Mbajtja e këtyre qëndrimeve është ecje në teh të thikës në politikë”- tha Molliqaj.