Ngrënia e frutave të freskëta mban mushkëritë tuaja të reja. Kjo ka dalë pas një studimi të kryer në Bloomberg School, ku ish duhanpirësit me një dietë të lartë, e duke ngrënë molla dhe domate dhe prodhime tjera të freskëta, kanë më shumë shanse të rikthejnë funksionimin e plotë të organeve të frymëmarrjes sesa ata që nuk i hanë ato. “Ky studim nxjerr se dieta mund të riparojë dëmet në mushkëritë e njerëzve të cilët kanë lënë duhanin”, ka thënë autorja e studimit, Vanessa Garcia-Larsen. “Ky studim sugjeron që dieta e pasur me fruta mund të zvogëlojë plakjen e mushkërive edhe nëse kurrë nuk keni pirë duhanin”, ka thënë ajo. Mushkëritë arrijnë ‘pjekurinë’ mes moshës 20 – 25 vjeç, në pas moshës 35 vjeçare fillojnë të pësojnë rënie.