Dy ndryshime në formacionin e Edy Rejas krahasuar me ndeshjen ndaj Turqisë. Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Moldavi-Shqipëri ku bie në sy aktivizimi që nga minuta e parë e Lorenc Trashit të Partizanit i cili ka debutimin e tij absolut me kombëtaren kuqezi ndërsa një fanellë titullari e ka fituar edhe Amir Abrashi. Në stol kanë përfunduar Ermir Lenjani dhe kapiteni Ledian Memushaj.
MOLDAVIA: Koshelev, Mudrac, Prepelita, Posmac, Graur, Reabciuk, Ionita, Anton, Cebotaru, Suvorov, Sidorenko. Trajner: Semen Altman
SHQIPËRIA: Strakosha, Veseli, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Trashi, Gjasula, Bare, Abrashi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edy Reja.