Në momentin kur krerët e Parlamentit dhe të partisë së saj e uronin Ylfete Fanajn për zgjedhjen e saj kryetare e Parlamentit të Kantonit të Lucernit, këngëtarja zvicerane doli në skenë, duke kënduar këngën e njohur arbëreshe “Moj e bukura More”.
Në fytyrën e Ylfetes dhe familjarëve të saj vëreheshin emocione të papërshkrueshme, ndërsa deputetët dhe publiku filluan duartrokitjet nën ritmin e këngës së mirënjohur.
Një element tjetër shqiptar në këtë eveniment ishte edhe dorëzimi i një pikture të artistit shqiptaro-zviceran Samedin Asllani që iu bë Fanajt me rastin e zgjedhjes së saj në këtë post të lartë.
“Moj e bukura More”, në Parlamentin e Kantonit të Lucernit
“Moj e bukura More”, në Parlamentin e Kantonit të Lucernit (Video)Në sfond të urimeve për postin e ri të Ylfete Fanajt, këngëtarja zvicerane këndon këngën „Moj e bukura More“
Publiée par albinfo.ch sur Mardi 23 juin 2020