Kupa e Azisë e vuri në qendër të vëmendjes me dy golat në katër ndeshje, aq sa shumë klube nga Europa u hodhën në sulm për ta marrë atë, por talenti iu ka thënë jo vetëm për një arsye. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Mohanad Ali që shkëlqeu me skuadrën e Al-Shorta dhe ishte Manchester United, Benfica dhe më pas Juventus që tentuan ta marrin në Europë, por ai zgjodhi të shkojë tek Al-Ain. Zëvendës presidenti i Al-Shorta, Wahab Al-Taei tha: “United, Juventus dhe Benfica sollën ofertë zyrtare për Ali, por ai i refuzoi dhe preferoi të shkojë tek Al-Ain për arsye familjare”.
Ndërkohë që Borussia Dortmund dhe Napoli kanë tentuar ta marrin në skuadër në të kaluarën, “Ne po përpiqemi ta bindim që ai të shkojë në Europë”, tha më tej zv. presidenti Al-Taei.