Një listë e re e emrave të bebeve më të popullarizuar në 2016 në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se emri ‘Mohammed’ është i dyti pas ‘Oliver’ që u lihet fëmijëve, transmeton koha.net. Filmat e kinemasë me super hero e fantashkencë qartë kanë ndikuar në kokat e prindërve, të cilët i kanë vënë emra bebeve të tyre, si Kylo, Harley (nga filmi Suicide Squard) e Leia gjatë këtij viti në Britani. 10 emrat më të përdorur për bebet femra në Britani gjatë 2016 janë: Olivia, Lily, Sophia, Emily, Amelia, Ava, Isla, Isabella, Isabelle dhe Sophie. Ndërkohë, 10 emrat më të përdorur për bebet meshkuj në Britani gjatë 2016 janë: Oliver, Muhammed, Noah, Harry, Jack, Charlie, Jacob, George, Ethan dhe Henry.