Në turnetë ndërkombëtarë të squashit, lojtarët marrin instruksione nga personat e besueshëm gjatë pauzës dyminutëshe mes gemave. Ai person zakonisht është një trajner apo profesionist tjetër, dikush që ka garuar në sportin squash në nivelin më të lartë. Por, ka përjashtime. Lojtari më i mirë në botë sot është 25-vjeçari nga Egjipti, Mohamed El Shorbagy, që njihet ndryshe si “Bisha e Aleksandrisë”, shkruan NYT. Mes gemave ai këshillohet me një femër në një moshë më të madhe, që mban shami dhe në sytë e saj shihet brengë, shkruan KD. Kjo është nëna e Mohamedit, Basma El Shorbagy, dhe ajo kurrë në jetën e saj nuk ka luajtur squash. Për tifozët, ato biseda nënë e bir mes gemave janë bërë një prej spektakleve të ndeshjeve. Aty është Basma që i afrohet të birit që gjendet ulur në karrige dhe djersit, dhe po mundohet të mbushet frymë. Ajo i mban ligjërata dhe bën me gjeste. Ai pi lëngje dhe dëgjon.